Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Mickoski me çdo kusht mbron dhunuesit dhe organizatorët e 27 prillit

Shkup, 26 korrik – Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “mbrojtja nervoze e OBRM-PDUKM-së për persoant që sot u dënuan si organizatorë të të enjtes së përgjakët vërteton edhe një herë se kjo parti nuk ka ndryshuar”.

 

“27 prilli, ngjarja e përgjakët ku merrte pjesë edhe Mickoski është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë, kur me urdhër të Gruevskit, një tufë dhunuesish u përpoqën të vrasin deputetë dhe gazetarë dhe të parandalojnë kalimin e pushtetit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se me gjykimin e sotëm u përmbyll kapitulli më i turpshëm që nga pavarësia.

“Sa janë të mëdha hipotekat e Mickoskit që vazhdimisht mbron dhunuesit dhe kriminelët e dënuar. Sa është borxhi politik i OBRM-PDUKM-së që vazhdimisht është peng i politikave të Mickoskit. OBRM-PDUKM dhe Mickoski duhet të kuptojnë se përfundoi koha e gjyqësisë së pavarur dhe të kuptojnë se nuk do të arrijnë ta mbrojnë krimin dhe dhunën”, thonë nga kjo parti.

Related posts

Përfundoi dita e parë e debatit në komision për Propozim-buxhetin për vitin 2022

D V

ESHS: Gjithsej janë regjistruar 1.037.309 persona, 323.286 amvisëri dhe 438.705

D V

Boçvarski në inspektim të ndërtimit të fazës së dytë të rrugës ekspres Shtip-Radovish

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More