Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM me kandidatë të rinjë në Qendër, Strumicë dhe Manastir?

Shkup, 31 gusht – LSDM mbrëmë në mbledhjen e komitetit eksekutiv, ka vendosur që mos t’iu japë edhe një shansë disa prej kryetarëve aktual të komunave që udhëheqë kjo parti.

Siç mësohet jozyrtarisht, LSDM në Qendër do të garojë me Goran Geraimovski dhe jo me Sasha Bogdanoviqin.

E njejta situatë është edhe në Strumicë e Manastir. Kryetarët aktual të dy qyteteve, Kosta Janevski dhe Natasha Petrovska nuk do ta marin besimin edhe për një mandat. Në Strumicë pritet të kandidohet zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov ndërsa në Manastir biznesmeni Hristo Kondovski.

Sa i përket Kumanovës, në vend të Dimitrievskit i cili vendosi të garojë i pavarur, kundër kandidat i tij nga radhët e LSDM-së pritet të jetë Oliver Ilievski, sekretar i komitetit komunal të Kumanovës.

Në Gjorçe Petrov pritet të mos ketë ndryshime dhe përsëri të kandidojë Aleksandar Naumovski.

Të gjithë kandidatët që kanë ngelur pa u publikuar deri tani pritet të publikohen sot nga Ljupço Nikollovski.//Zhurnal.mk

Related posts

Fushata zhvendoset në mediat onljan, të rinjtë më aktiv në rrjetet sociale!

I.A

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Xh M

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy