Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM më 13 korrik do t’i publikojë 20-të kandidatët e parë për kryetarë komunash

Shkup, 1 korrik  – Emrat e parë të kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e LSDM-së do të dihen më 13 korrik, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet, Lupço Nikollovski.

 

Në brifingun me më shumë media, Nikollovski theksoi se partia ka përfunduar me hulumtimet, anketat dhe analizat për 20 komuna, pas çka pritet në dhjetë ditët e ardhshme të përfundojnë procedurat në organizatat komunale, më pas do të pasojë edhe publikimi publik i kandidatëve.

Publikimi i 20-të kandidatëve të rinj, siç informoi Nikollovski, është paraparë për më 13 korrik pas mbajtjes së seancës së udhëheqësisë partiake.

LSDM në periudhën e kaluar e përforcoi praninë në terren, përmes takimeve në mëhalla përmes tribunave qytetare, nën sloganin “Më e mira”.

LSDM thotë se do ta krijojnë ofertën më të mirë për çdo komunë në këto zgjedhje lokale.

Nikollovski në brifing theksoi se LSDM prin me 21,7 për qind para VMRO-DPMNE-së me 19për qind, sipas anketës së porositur nga partia.

“Anketat tona thonë se LSDM-ja është favorite në zgjedhjet, kemi rejting më të madh se VMRO-DPMNE edhe në nivel të liderëve edhe në nivel të partive”, theksoi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, në brifingun me gazetarët. Sipas tij, nëse kësaj nuk i shtohet kapaciteti i koalicionit të LSDM-së është e qartë se LSDM është fituese e zgjedhjeve.

“Partnerë tanë në Qeveri janë BDI-ja dhe PDSH-ja dhe pres në nivel liderësh të ketë takim në të cilin do të definohet parimi i bashkëpunimit për zgjedhjet lokale. Në cilën mënyrë, në çfarë vëllimi, në cilat vendbanime, në cilin raund dhe ngjashëm do të varet nga përgjigjja. Koalicioni i LSDM-së është fitues i zgjedhjeve”, porositi Nikollvoski.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE ka ngelur parti e pareformuar e kushtuar ndaj bllokimeve dhe opstruksioneve, ndërsa LSDM-ja e ka ofertën më të mirë kadrovike dhe programore.

Sipas tij, deri më tani janë 562 kandidatë për kryetarë komunash dhe 4.530 kandidatë për këshilltarë ndërsa vetë numri dëshmon se ky interesim i madh është për atë se LSDM-ja është favorite në zgjedhjet. 

Related posts

Marsh protestues në Shkup kundër luftës në Ukrainë

D V

Deadly unrest rages in South Africa

Z.H

Tupançevski mbledhë të gjithë drejtorët e burgjeve, shpalosin problemet dhe mungesat

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More