LSDM dje ka konfirmuar edhe pesë kandidatë të tjerë të cilët do të garojnë dhe do të rikandidojnë si kryetarë komune në zgjedhjet e 17 tetorit, informon Zhurnal.
Për në Berovë është konfirmuar Zvonko Pekevski. Për në komunën e Gazi Babës, do të rikandidojë përsëri Boris Georgievski. Jasmina Gulevska për në Mogillë, Toni Dellkov për në Negotinë, si dhe Daniell Krstevski për komunën e Rankovcës.
“Këto janë kandidatët të cilët sipas të gjitha hulumtimeve, analizave dhe mendimit publik, janë oferta më e mirë për komunat në Berovë, Gazi Babë, Negotinë, Mogillë dhe Rankovc”, njoftoi kështu në FB, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Procesi i selektimit të kandidatëve për kryetarë komunash vazhdon deri në fund të gushtit.
Siç dihet, Dellkov, Georgievski, Pekevski dhe Gulevska vetëm se janë kryetarë aktual në komunat përkatëse, ndërsa do të garojnë për mandat të dytë. Në Rankovc për momentin kryetar komune është një kandidat i pavarur.
Ndryshe para dy jave LSDM pati konfirmuar dhe 30 kandidatë të tjerë për kryetarë komunash prej të cilëve shumica janë kryetarët aktual.//Zhurnal.mk