Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM kërkon nga Antikorrupsioni të zbardhë çështjen me Gjoko Vellkovskin si sekretar në Q.e Shkupit

Shkup, 24 maj – VMRO-DPMNE dhe kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, me emërimin e Gjoko Vellkovskit për sekretar të Qytetit të Shkupit, kanë shkelur ligjin, më skatë nenin 44 nga ligji prë parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave. Kështu thuhet në reagimin me shkrim sot të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, informon Zhurnal.

Siças tyre, Vellkovski është zgjedhur si këshilltar nga radhët e VMRO-DPMNE-së në komunën e Çairit, dhe nuk mundet që njëkohësisht të jetë edhe sekretar në Qytetin e Shkupit.

“Paga e tij në Qytetin e Shkupit është rreth 50,000 denarë, dhe së bashku me pagën që mer nga komuna, në muaj arrinë rreth 68,000 denarë. Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të veprojë për kët ëshkelje të ligjit, rasti të zbardhet ndërsa përgjegjësit të sanksionohen. Vellkovski duhet të shkarkohet nga funksioni sekretar i Qytetit të Shkupit apo të kthejë mandatin e këshilltarit, ndërsa Arsovska të përgjigjet për këtë veprim joligjor”, thuhet në reagimin e partisë./Zhurnal.mk

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky