Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM i anulon të gjitha aktivitetet publike lidhur me zgjedhjet deri të dielën

Shkup, 9 shtator – Për shkak të ditëve të zisë pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku jetën e humbën 14 persona, LSDM i anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara lidhur me zgjedhjet lokale, informojnë nga partia.

 

Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska për MIA-n ka thënë se aktivitetet për promovimin e kandidatëve, takimeve në mëhalla dhe takime derë në derë do të shtyhen deri të dielën.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme solli vendim të shpallen tre ditë zie në territorin e gjithë shtetit. Siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë, për ditë zie janë shpallur sot, nesër dhe pasnesër (e enjte, e premte dhe e shtunë), ndërsa gjatë këtyre ditëve zie flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ulet në gjysmështizë.

Qeveria njëherësh apelon deri te të gjithë aktorët shoqërorë të shtyjnë të gjitha festimet publike dhe private, ahengjet, ngjarjet kulturore-artistike dhe sportive, promovimeve partiake dhe llojeve të tjera të parapara për këto tre ditë.

Related posts

Takim Osmani – Dendias në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Xh M

Ministri Shaqiri iu uron besimtarët musliman festën e Kurban Bajramit

R Zh

Dashtevski: Dita e zgjedhjeve kaloi qetë, deri tani kanë arrit gjithsej 127 ankesa

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More