Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM dhe VMRO-DPMNE i tërhoqën ankesat për raundin e dytë zgjedhor

Shkup, 3 nëntor – LSDM dhe VMRO-DPMNE i kanë tërhequr ankesat që kanë dorëzuar mbi rezultatin zgjedhor në rrethin e dytë, kanë konfirmuar sonte nga KSHZ për MIA-n.

LSDM ka dorëzuar shtatë ankesa që kanë të bëjnë me dy vendvotime në Shuto Orizare, një vendvotim në Konçe, tre vendvotime në Koçan dhe një në Çeshinovë- Obleshevë, ndërsa VMRO-DPMNE ka pasur një ankesë në vendvotimin në Probishtip.

Sipas paralajmërimeve, nesër pritet KSHZ-ja të vendos për 15 ankesat tjera dorëzuar nga BDI, TMRO dhe Grupi i zgjedhësve të kandidatit Enver Pajaziti.

BDI ka dorëzuar pesë ankesa ku tre janë nga vendvotimi në Studeniçan dhe dy në Zhelinë. Partia politike TMRO ka ngritur shtatë ankesa që të gjitha në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, ndërsa ankesat e kandidatit Enver Pajaziti kanë të bëjnë me tre vendvotime në Bërvenicë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy