Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM dhe OBRM-PDUKM me akuza të ndërsjella për mbeturinat në Shkup

Shkup, 12 korrik – LSDM-ja përmes një njoftimi akuzoi OBRM-PDUKM-në për kaosin me mbeturinat në qytetin e Shkupit.

Sipas tyre, Mickoski gjatë gjithë fushatës, bashkë me kryetarët e komunave në Shkup kërkuan mbështetje nga qytetarët dhe premtonin Shkup modern dhe në vend të Shkupit modern, Mickoski dhe partia e tij e shndërroi Shkupi në një deponi të madhe.

“Me ditë të tëra Shkupi po ngulfatet me mbeturina dhe papastëri duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve, posaçërisht në këto temperatura të larta”, thonë nga LSDM.

Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se kryeministri Kovaçevski është në koalicon me Arsovskën për tenderë dhe ai është fajtor për kaosin në Shkup.

“Kovaçevski dhe Arsovska janë në koalicon të hapur. Këshilltarët e LSDM-së i mbështetën planet financiare të Arsovskës. Kovaçevski ka drejtorin e tij në krye të NQP-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Related posts

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

D V

Anulohet seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike për ligjet për projekte strategjike në energjetikë

D V

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy