Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM, BDI apo Gruevski? Kush qëndron pas Danella Arsovskës? Ja si përgjigjet ajo

Shkup, 22 Shtator – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në paraqitjen e sotme në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk ka as mbrojtje e as mbështetje nga asnjëra parti apo individ.

 

“Nuk pajtohem as me njërën, as me tjetrën dhe kjo për mua do të thotë se po bëj diçka të mirë në jetën time dhe planifikoj të vazhdoj kështu”, tha Arsovska.

Gjatë pyetjes nëse Arsovska ka marrë direktiva nga Budapesti, siç flitet, ajo u përgjigj se kjo është qesharake.

“Kur dikush është në një pozitë kaq të palakmueshme siç janë këta njerëz tani, unë besoj se mënyra e vetme e tyre është të manipulojnë, fabrikojnë dhe tregtojnë gënjeshtra,” thotë ajo.

Arsovska konfirmoi se nuk është më konsulle nderi e Hungarisë në Maqedoni për shkak se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbajti pasi u bë kryetare komune.

Related posts

Këshilli i Ambasadorëve: BE-ja të mos kushtëzojë negociatat me ndryshimet kushtetuese

Z.H

Planifikohen ndryshime në programin për mbrojtje shëndetësore

Z.H

Mariçiq: Vizita e kryeministrit bullgar, mundësi për dinamikë të re të negociatave

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More