Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Arsyeja e zënkës mes Mickoskit dhe Arsovskës është tenderi me vlerë 136 milion euro

Shkup, 16 shtator – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, përmes një kumtese për media thonë se arsyeja kryesore pse u zunë Mickoski dhe Arsovska është tenderi me vlerë 136 milion euro për ndërtimin e një stacioni pastrues, informon Zhurnal.

 

Sipas tyre, Mickoski duhet para qytetarëve të tregojë se cili është roli i tij në këtë tender.

“Pas një viti nga zgjedhjet lokale u tregua fytyra e vërtetë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në Shkup si dhe në në komunat e kryeqytetit.

Në vend që të punojnë për qytetarët, për shkupjanët, për zhvillimin e qytetit, ata u zunë për tenderë dhe provizione.

Të gjitha institucionet kompetente t’i hetojnë dyshimet për krim dhe të pasojnë përgjegjësi, ndërsa kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së të kapen për punë në interes të qytetarëve, të cilët prej tyre presin zgjidhje dhe zhvillim, e jo zënka dhe përplasje”, thonë nga LSDM./Zhurnal.mk

Related posts

Shilegov: Skena e hapur kulturore në Parkun e Qytetit do të jetë krenaria e re e Shkupit

Redaksia

LOE dhe Oda Ekonomike e Kroacisë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Z.H

Dimovski largohet nga detyra Shef i Njësisë për intervenim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More