Shkup , 15 shkurt- LSDM akuzon kryetaren e qytetit të Shkupit Danela Arsovskën se nuk e ka përmbushur premtim e saj parazgjedhor se do të sjellë 250 autobusë në Shkup.
“Qytetarët shkupjan duan transport efikas, gjithashtu presin zgjidhje të shpejtë për një Shkup modern.
Por, në buxhetin e 2022 nuk janë paraparë të holla për blerje të 250 autobusëve të rinj ekologjik, NQP lëshon në përdorim autobusë te vjetër , të cilët kohë më parë janë hequr nga përdorimi, të njejtët nuk kanë ngrohje dhe nuk janë higjienik.
Sipas kësaj është e qartë se qytetarët nuk do të voziten në autobusë të rinj as në vitin 2023 , sepse procedura e autobusëve zgjat së paku një vit e gjysëm.
Arsovka në fushatën e saj ka premtuar edhe transport falas për të gjithë qytetarët , por as për këtë nuk ka para të parapara në buxhetin e vitit 2022″, shprehen mes tjerash nga LSDM.
LSDM apelon Arsovska të vazhdojë procedurën e tenderit për përzgjedhjen e kontraktorit që do ta realizojë projektin e Bus Rapid Tranzit, projekt në bashkëpunim me partnerët e bankës europiane për rindërtimin dhe zhvillimin të cilin rezultoi me fonde të marra prej 70 milionë euro.
“Këto fonde nuk janë të mjaftueshme për blerjen e 250 autobusëve ashtu siq ka planifikuar ajo.
Arsovska e ka pasur në dispozicion 100 ditë të cilët kanë qenë të mjaftueshme të tregohet si kryertare e suksseshme e qytetit të Shkupit”, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së.