Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Arsovska dhe VMRO-DPMNE krijuan kaos në Shkup

Shkup, 28 nëntor – “Paaftësia e VMRO-DPMNE-së e solli në kolaps transportin publik dhe krijoi kaos në funksionimin e qytetit të Shkupit”. Kështu shprehen sot nga Lidhja Social Demokrate Maqedonisë lidhur me protestat që po mbahen në udhëkryqin te “Mavrovasja” nga shoferët të autobusëve privatë, informon zhurnal.

Sipas tyre, shoferët e autobusëve privatë nuk funksionojnë përshkak borxheve të papaguara nga ana e Qytetit të Shkupit.

“Shkupjanët janë të obliguar t’i shfrytëzojnë vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta dhe kjo shkakton nervozë, vonesë në punë, në shkollë, në fakultet, në mjek.

Përshkak paaftësisë dhe papërgjegjësisë së VMRO-DPMNE-së, Shkupi për herë të parë në histori ngeli pa transport publik. NQP po fundoset në borxhe.

Derisa transporti publik është në kaos dhe nuk janë askund autobusët e rinj që VMRO-DPMNE dhe Arsovska i premtuan, e as që ka fabrikë për autobusë elektrik që kryetari shpic Mickoski i paralajmëroi.

Arsovska vitin e kaluar i fitoi zgjedhjet lokale pikërisht përshkak premtimeve për transport publik. Ajo premtoi transport të shpejtë, efikas dhe falas për të gjithë qytetarët.

Në vend t’i realizojë premtimet, VMRO-DPMNE dhe Arsovska krijuan katastrofë në Qytetin e Shkupit, thonë nga LSDM./Zhurnal.mk

Related posts

Alban Dragusha merr drejtimin e skuadrës së njohur kosovare

Redaksia

Bekteshi: Ska vend për panikë, nuk do të ketë tronditje të çmimeve

Z.H

Qeveria shkarkon avokatin e shtetit, Fehmi Stafa

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More