Agjencia Zhurnal.mk.

Loredana Zefi shpreson që në vitin 2022 të mos ketë njerëz falsë

Reperja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, edhe këtë vit ka qenë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.

 

Kjo pas ribashkimit me reperin Mozzik, ndarjen e tyre pas pak muajsh e po ashtu edhe për albumin e përbashkët.

Në një shkrim të bërë në InstaStory, artistja ka kërkuar që në vitin e ardhshëm të mos ketë njerëz falsë.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

“I dashur 2022, jo më njerëz falsë të lutem”, thuhet në postimin e biondes.

Nuk dihet se për kë është fjala apo nëse ka të bëjë me ish-partnerin e saj, Mozzikun.

Dyshja këtë vit sollën e albumin e përbashkët të quajtur “No Rich Parents”, në të cilin rrëfyen edhe shumë detaje nga jeta e tyre personale.

Ish-çifti ndajnë së bashku një vajzë të quajtur, Hana. 

Related posts

Kida vjen me fotografi tërheqëse nga një jaht luksoz

D V

Një intervistë nuk i tha të gjitha, Harry shkruan libër për jetën në mbretëri

D V

Dua Lipa nderohet me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Awards – flet me krenari edhe për Kosovën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More