Agjencia Zhurnal.mk.

Lokalizohet zjarri mbi fshatin Gabrovë të Dellçevës

Dellçevë, 15 shtator – Lokalizohet zjarri i cili sot pasdite e kaploi atarin mbi fshatin Gabrovë të Dellçevës. Nga Njësiti Territorial Zjarrfikës informuan se ekipet e tyre do të qëndrojnë në afërsi të vendit të quajtur “Shtabi” i cili më së shumti është kapluar nga zjarri.

 

“Zjarri në lokacionin e përmendur ‘po digjej’ në disa vende me çka më se e nevojshme është kujdestaria e ekipeve tona edhe në orët e natës. Në zjarr është shkaktuar dëm material, ndërsa gjatë kësaj një person është lënduar”, informojnë nga NJTZ Dellçevë.

Sipas informacioneve të Shërbimit urgjent mjekësor, personi i lënduar është në gjendje të mirë pa lëndime dhe djegie më serioze.

Ky është zjarri i parë pas serisë së zjarreve të cilat gjatë muajit të kaluar e kapluan rajonin e Dellçevës dhe shkaktuan dëme me përmasa të paimagjinueshme

Related posts

Aksion policor në Prilep, konfiskohet drogë me vlerë 300 mijë euro

Z.H

Muaremi: Presim që sulmet dhe presionet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Xh M

Kovaçevski në takim me delegacionin e “Civil”: Ndërtojmë shoqëri të prosperuar me mundësi të njëjta për të gjithë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More