Agjencia Zhurnal.mk.

LOE: Rritja e pagave duhet të jetë pasojë e mekanizmave funksiona të tregut, jo e populizmit politik

Shkup, 22 dhjetor – Rritja e pagës minimale si rezultat i populizmit poliitk, e jo të mekanizmave funksional të tregut, të rritjes së produktivitetit të fuqisë së punës dhe rritjen e aktivitetit ekonomik, do të sjellë deri në uljen e vendeve të punës, rritje të çmimeve të prodhimeve dhe rritje të ekonomisë gri, porosisin nga Lidha e Odave Ekonomike (LOE).

 

Alarmojnë se një vendim i këtillë do të sjellë kompanitë në një shpenzim shtesë, veçanërisht në një periudhë të krizës shëndetësore-ekonomike.

“Rritja e pagës minimale do të ndikojë në uljen e motivimit të të punësuarve të cilët deri tani kanë qenë produktivë, sepse një numër i madh i subjekteve afariste nuk kanë kapacitete dhe fuqi graduale t’i rrisin pagat e të punësuarve të tjerë. Kjo masë nuk do të japë rezultat, me produktivitet. Rritje të shpenzimeve mund të kontribuojnë për rritjen e papunësisë, ta vështirësojnë procesin e hapjes së vendeve të reja të punës, si dhe të sjellin deri në rritje të mëtejshme të çmimeve të prodhimeve. Njëherësh, rritja e pagës minimale, gjithashtu do t’i nxisë edhe lëvizjet inflatore në ekonominë e vendit”, deklaroi Aleksandra Andreeva, anëtare e Këshillit Drejtues së LOE-s.

Vlerësoi se nëse Qeveria është e sinqertë në qëllimet e saj t’i ndihmojë edhe biznesit edhe qytetarët në këtë rast, potencoi, do të zbatojë masa me të cilën do të ulen normat e kontributeve të cilat, siç përfundoi, në shtet janë në nivel të lartë ekstrem.

Bllagoja Grozdanov, nga Këshilli Drejtues i LOE-s shtoi se vendimet e këtilla të cilat janë marrë nga populizmi çojnë drejt destablizimit, prishjen e marrëdhënieve ekonomike dhe ndarjes në shoqëri.

Ata përkujtuan se vetë ligji ka mekanizëm të integruar sipas të cilit paga minimale rritet në mars të çdo viti.

Konkludojnë se problemi me lëvizjet inflatore duhet të zgjidhen duke rritur aktivitetin ekonomik dhe krijimin e kushteve për zhvillim.

Related posts

Qeveria siguroi 284,9 milionë denarë për mbështetje të 1216 punësimeve të reja në sektorin real

D V

Micotakis: Koha është BE të ndërmarrë obligime të qarta lidhur me Ballkanin Perëndimor

D V

Hiqet ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More