Agjencia Zhurnal.mk.

LOE: Në vend që të caktohen çmime të larta për qese, të bëhet selektimi dhe riciklimi i tyre

Shkup, 2 dhjetor – Nga Grupacioni i prodhuesve dhe përpunuesve të plastikës pranë Lidhjes së odave ekonomike në konferencën e sotme për media kanë reaguar ndaj ndryshimeve që do të paguajnë 15 denarë për qeset e biodegradueshme. Thonë se për ta riorientuar prodhimin drejt qeseve të biodegradueshme, duhet të investojnë nga rreth pesë milionë euro, ndërsa në mënyrë shtesë edhe nuk janë në dispozicon materialet për prodhim.

Theksuan se për shkak të ndryshimeve kërkesa e tyre do të ulet në mënyrë drastike, gjë që do të sjellë shkarkimin e punëtorëve. Në ato kompani punojnë rreth 600 persona.

“Në mënyrë drastike do të ulet shitja. Të gjitha porositë kryesore nga tregjet dhe nga klientët tanë janë anuluar. Pra, do të biem në rreth 10 për qind të prodhimit total. Pra, ne humbasim 90 për qind të prodhimit. Punëtorët do të largohen nga puna, tashmë kemi njoftime për largim nga puna. Dhe për të kaluar në çanta të biodegradueshme, së pari materiali nuk është i disponueshëm, së dyti nevojitet investim në makineri të reja. Të gjithë kemi investuar në makineri të reja, në trajnime të reja për punonjësit, në përmirësimin e kushteve të punës dhe tani duhet të investojmë sërish në makineri të reja dhe nëse investojmë materiali është i padisponueshëm, është globalisht, jo vetëm në vendin tonë. Kemi biseduar me ministrin e mjedisit jetësor, ai ka thënë se është dhe nuk ndryshon asgjë, thjesht mund ta vendosni çelësin”, tha Aleksandar Borizovski, nënkryetar i Grupaciont të prodhuesve të plastikës.

Related posts

Nikollovski: Orizi nuk është në masat e fondit intervenues për prokurimin e plehrave, por presim të hyjë në rezerva mallrash

Xh M

Maqedonia e Veriut dhe Polonia do t’i inkurajojnë investimet nga të dyja palët

Z.H

KSHZ zyrtarisht publikon rezultatet nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More