Agjencia Zhurnal.mk.

LOE në panairin ndërkombëtar “INTERAGRO 2022” në Bjelina

Shkup, 20 shtator – Delegacioni i Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) në përbërjen e të cilit janë kryetari Trajan Angeloski, nënkryetari dhe kryetari i Odës së Agrobiznesit Goran Gjorgjievski dhe përfaqësuesit e 13 kompanive marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar për bujqësi, ushqim, gjueti, peshkim dhe ekologji “INTERAGRO 2022” që mbahet prej sot deri më 22 shtator të vitit 2022 në Bjelina, Republika Sërpska.

 

Të organizuar në një seksion të veçantë të panairit që ka një pozicion qendror të ngjarjes, kompanitë maqedonase kanë lloje të ndryshme të produkteve ushqimore që janë unike në karakteristikat e tyre dhe me cilësinë më të lartë, siç janë bajamet organike, llokumi, kikirikët, produktet konditore, taan, produkte e ngrira për pjekje. Verërat më të njohura të Maqedonisë paraqesin lloje të ndryshme të verërave. Disa kompani paraqesin produktet e tyre që janë në fushën e bagëtive dhe përbërësve për ushqim, si dhe sisteme për ujitje pikë për pike, plehra minerale, mjete mbrojtjeje, materiale farash dhe sera të bëra nga standardet më të larta.

Pjesëmarrja e kompanive maqedonase organizohet me iniciativë të Lidhjes së Odave Ekonomike në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Ne kemi shumë produkte plotësuese që ofrojnë një mundësi të madhe për vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet subjekteve afariste nga të dy vendet. Dua të theksoj se ka ardhur momenti kur fokusi duhet të jetë bashkëpunimi ekonomik dhe politika të mbetet anash” tha Angeloski në hapjen e manifestimit të panairit.

Gjatë tri ditëve të panairit, për promovim sa më të mirë të kompanive maqedonase, është paraparë një program kulturo-artistik, ndërsa do të organizohet edhe koktell, kështu që stenda jonë do të tërheqë vëmendje të veçantë te vizitorët.

“Interagro 2022” është një nga manifestimet më të mëdha dhe më prestigjioze të këtij lloji në rajonin tonë, i cili gjithmonë ka një numër të madh të ekspozuesve nga shumë vende, si dhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh. Panairi ofron mundësi më të mira për krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja të biznesit, dhe programi i këtij viti gjithashtu ofron çmime për ekspozuesit më të suksesshëm. Leksione arsimore mbi tema të ndryshme që lidhen me agro -sektorin janë gjithashtu të organizuara. Panairi është i organizuar në Komunën Bjelina, e cila është zona më e zhvilluar bujqësore në Republikën Srpska.

Related posts

Tupançeski: Me ligjin e ri përforcohet funksionaliteti i sistemit për ekspertizë ligjore

Z.H

Shekerinska dhe Galouej nënshkruan memorandum për mirëkuptim në sferën e mbrojtjes

Z.H

Arrestohet kërçovari, dyshohet për vrasjen e babait të tij

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More