Agjencia Zhurnal.mk.

LOE Maqedoni: Nuk kemi kërkuar vaksinim të detyrueshëm në sektorin privat

Shkup, 17 nëntor – Lidhja e Odave Ekonomike ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit Venko Filipçe, i cili tha se LOE ka kërkuar vendosjen e masës së vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit në sektorin privat.

 

Nga LOE thonë se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është prioriteti më i lartë në kushtet e pandemisë dhe mund të arrihet me masa gjithëpërfshirëse, të integruara dhe të mirëplanifikuara si dhe me përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor.

“Në këtë drejtim, duam të theksojmë se deklarata e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe se LOE ka kërkuar vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e sektorit privat është krejtësisht e pasaktë sepse qëndrimi ynë është se e drejta për vaksinim jo të detyrueshëm është personale, është e drejta për të zgjedhur dhe nuk duhet kufizuar”.

“Ne besojmë se një efekt shumë më i mirë në vend të atij represiv, do të arrihet me masa stimuluese dhe sigurimin në kohë të më shumë llojeve të vaksinave dhe informacioneve përkatëse për sigurinë e tyre”, thuhet në reagimin me shkrim të LOE.

Ata në fund shtojnë se janë të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm dhe se do të vazhdojnë të japin mbështetje për masat që mendojnë se kanë efekt.

Related posts

Urime për medaljen e argjendtë të taekvondistit Dejan Georgievski

D V

Qeveria sot do ta mbajë seancën e 104-t

N E

Sela: Halli i Zaevit është se do t’i humb zgjedhjet dhe në dhjetor nuk do të jetë më kryeministër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More