Agjencia Zhurnal.mk.

Llukarevska: Në takim do bisedohet për perspektivën europiane, duhet të marrë pjesë çdo parti serioze

Shkup, 4 nëntor – Në takimin e liderëve nuk do të bisedohet për diçka tjetër përveç asaj që është e rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit. Të arrijmë deri te një konsensus politik dhe shoqëror për të ardhmen evropiane. Qytetarëve ju duhet perspektiva evropiane, për këtë duhet të bisedohet. Sigurisht se mund të hapen edhe tema të tjera, tha Sanja Llukarevska, zëvendëskryetare e LSDM-së dhe drejtoreshë e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP).

 

Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel ajo theksoi se takimi i liderëve që për të hënën është thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski është e rëndësishme në këtë moment politik dhe se çdo parti serioze politike që i mendon të mirën vendit duhet të jetë pjesë e atij takimi dhe çdo lider serioz duhet të kontribuojë në interes të qytetarëve dhe vendit.

“Pres se do të mbisundojë arsyeja dhe çdo lider serioz dhe parti serioze që i mendon të mirën vendit, duhet të jetë pjesë e debatit të hënën në takimin e liderëve”, tha Llukarevska.

Drejtoresha e DAP-it theksoi se janë siguruar mjete dhe masa TVSH-ja Ime do të vazhdojë të realizohet me limit të shtuar deri në 2.100 denarë.

“Masa TVSH-ja Ime dha rezultate. Janë siguruar mjete, më shumë se dy miliardë janë parashikuar në buxhet pasi do të rrisim edhe limitin. Siç kemi premtuar nga viti 2023, do t’u kthejmë për një tremujor 2.100 denarë qytetarëve në vend të 1.800 denarëve të deritashëm”, tha Llukarevska.

Related posts

Ivanov mori pjesë në protestën e VMRO kundër propozimit francez

Xh M

Presidenti Pendarovski dërgoi ruim me rastin e Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve

D V

VMRO-DPMNE: Masat e qeverisë të pa mjaftueshme dhe të vonuara

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More