Agjencia Zhurnal.mk.

Lloji Delta “fillon turnin” edhe në Maqedoni, vetëm sot 6 raste të reja

Shkup, 7 korrik – Dhjetë raste të infektimeve me llojin delta të Kovid-19 janë regjistruar në vend.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se katër rastet e fundit të infektuar me llojin delta të Kovid-19 u konfirmuan në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë të Veriut dhe ata nuk kishin shumë kontakte.

“Ata kanë udhëtuar jashtë vendit. Ata janë dy çifte dhe nuk ka rrezik epidemiologjik. Tani epidemiologët po bëjnë punën që bënë në fillim, kontaktet individuale, izolimin, etj”, tha Filipçe.

Ai theksoi se tashmë janë vaksinuar rreth 400 mijë qytetarë, nga të cilët janë rivaksinuar 240.000, dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundojë vaksinimi i të gjithë 60.000 aplikantëve që morën termine së bashku me qytetarët që janë vaksinuar në Serbi.

Ai theksoi se fëmijët vaksinohen në Serbi, Greqi, Gjermani, ndërsa prindërit me fëmijë duhet të vijnë me vullnetin e tyre të lirë, i cili nuk është i detyrueshëm, për t’u vaksinuar.

Ai shtoi se sipas botimeve nga Anglia, atje ky lloj ishte më i përhapur në mesin e të rinjve dhe për këtë arsye kalon si formë më e lehtë, ndërsa fëmijët janë ata që janë transmetues. Prandaj, sqaroi ai, tani ne vëmë theksin tek vaksinimi i të rinjve për të siguruar procesin arsimor në shkolla nga shtatori dhe për një përqindje sa më të madhe të popullsisë të vaksinohen.

Akademiku doktor Aleksandar Dimovski nga Qendra për Inxhinierinë Gjenetike dhe Bioteknologji në ASHAMV tha se tani për tani ajo që dihet me siguri është se vaksinimi parandalon zhvillimin e sëmundjes së rëndë

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky