Agjencia Zhurnal.mk.

Llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2021 në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet

Shkup, 27 shtator – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot e shqyrton Propozimin – llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, me Raportin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizion e harmonizimit të Buxhetit themelor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

 

Zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski theksoi se në vitin 2021 bruto-prodhimi vendor ka shënuar rritje prej 4 përqindëve në bazë reale, që është në kuadër të parashikimeve. Pas rënies prej 1.8 përqindëve në tremujorin e parë, aktiviteti ekonomik regjistroi një rritje të fortë prej 13.4 përqindëve në tremujorin e dytë, e ndjekur nga një rritje prej 3 përqindëve dhe 2.3 përqindëve në tremujorin e tretë dhe të katërt, përkatësisht. Rritja e ekonomisë vendase në vitin 2021 është reflektim i situatës dhe lëvizshmërisë së përmirësuar epidemiologjike, mjedisit më të favorshëm ndërkombëtar, më pak kufizime ndaj konsumit dhe masave të qeverisë për të mbështetur ekonominë.

Rritja ekonomike në vitin 2021 është kryesisht si pasojë e zhvillimeve të favorshme në sektorin e shërbimeve, ku aktiviteti është rritur për 5.2 për qind. Rritja në sektorin e shërbimeve është me bazë të gjerë, e nxitur nga aktivitetet e tregtisë, transportit dhe hotelierisë, të cilat shënuan rritje prej 14 përqindëve, e pasuar nga aktiviteti i informacionit dhe komunikimit me rritje prej 3.2 përqindëve. Aktiviteti në sektorin industrial është ulur për 1.3 për qind. Rënie e ngjashme është shënuar edhe në sektorin e bujqësisë, ndërsa aktiviteti i ndërtimit është ulur për 3.8 për qind.

Importi i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje prej 26.9 përqindëve, i nxitur kryesisht nga rritja e importit të produkteve të ndërmjetme, në kushtet e rritjes së fortë të çmimeve të importit. Si rezultat i kësaj, deficiti tregtar u zgjerua në përputhje me pritjet në vitin 2020.

Fluksi i investimeve të huaja direkte pati një rritje të dukshme, duke tejkaluar pritjet dhe duke arritur në 4.4 për qind të BPV-së.

Norma e inflacionit në vitin 2021 është 3.2 për qind.

Deputetët e opozitës në diskutimin pas llogarisë përfundimtare iu referuan asaj që sipas tyre ishte premtuar dhe planifikuar, por nuk u realizua.

Related posts

Debati kuvendor për pagën minimale vazhdon nesër

D V

Londra humb kurorën e bursës më të vlefshme europiane

Xh M

Taksitë në Shkup do mund t’i ndryshojnë çmimet në tre tarifa

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More