Agjencia Zhurnal.mk.

Llogaria e Instagramit ia sheh “sherrin” emrit të ri të Facebook – revista e motoçikletave nuk figuron në aplikacion

Shefi ekzekutiv i Facebook Inc, Mark Zuckerberg, njoftoi ditë më parë për ndryshimin e emrit të kompanisë në “Meta”.

 

Kompania, e cila njoftoi ndryshimin në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve, tha se do të “përfshinte” më mirë atë që firma bën tani.

Zuckerberg ka zbuluar gjithashtu planet për metaverse – një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufje VR.

Ndonëse ka ndryshuar emrin e kompanisë, llogaria zyrtare në Instagram e korporatës nuk figuron me emrin @meta por @wearemeta, edhe pse pavarësisht se e ka në pronësi këtë aplikacion.

Llogaria zyrtare në Instagram e korporatës “Meta”

Në vend të korporatës, @meta, i përkiste deri tani një reviste motoçikletash me bazë në Denver.

Facebook ka thotë se @wearmeta është llogaria e korporatës në Instagram, dhe tani ka arritur 1 milion ndjekës deri të premten në mëngjes.

Mirëpo, llogaria @meta e cila i përkiste revistës për motoçikleta si duket nuk ekziston më, së paku mund të shihet kur dikush aplikon në linkun e faqes. Kjo ngrit diskutimin ndonëse vetë kompania do ta marrë përsipër llogarinë me të njëjtin emër.

Related posts

iPhone-t e rinj supozohet se vijnë me USB-C

D V

Revolucion në video-lojën Football Manager

D V

Kinë, realizohet roboti i butë 4D që percepton prekjen

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More