Agjencia Zhurnal.mk.

Lloga: Për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve është i nevojshëm veprimi i përbashkët i të gjitha autoriteteve

Shkup, 20 nëntor – Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës  botërore të fëmijëve, nxënësit e shkollave fillore “25 Maji”-Çento, “Goce Dellçev”-Qendër dhe fëmijët e të punësuarve e vizituan sot Ministrinë e Drejtësisë dhe u njohën me mënyrën e punës dhe funksionimin e këtij institucioni.

Siç njoftoi Ministria e Drejtësisië, ministri Krenar Lloga i priti fëmijët në kabinetin e tij, u dha dhurata dhe i dëgjoi dëshirat dhe nevojat e tyre. I porositi që nuk duhet të bëhen pasiv, por aktiv në shoqëri. Të debatojnë mes veti, të thonë kur nuk pajtohen, të kenë empati dhe të bëhen solidarë.

Fëmijët, ashtu siç theksojet në kumtesë, janë interesuar për drejtësinë, të drejtat e tyre dhe detyrimet, si dhe për shumë tema interesante lidhur me sistemin e drejtësisë.

“Për tu siguruar mbrojtje më të mirë e fëmijëve është i domosdoshëm veprimi i përbashkët i të gjitha institucioneve kompetente, si dhe ndërmarrje e detyrimeve dhe përgjegjësive të parashikuara në Konventën për të drejtat e fëmijëve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M