Agjencia Zhurnal.mk.

Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit

Shkup, 6 dhjetor – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit, i cili mbrëmjen e djeshme është arrestuar në Balikesir të Turqisë.

“Pasi të përkthehet në gjuhën turke, menjëherë do t’u dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë dhe veprim nga ana e tyre në një kohë sa më të shkurtër, pas çka Ljupço Palevski do të sillet para organeve të drejtësisë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy