Agjencia Zhurnal.mk.

Llatasi, zëri i VMRO-SË dhe Danella Arskovskës, votat shqiptar i quan vota kriminele

Shkup, 19 tetor – Pas një kohe të gjatë, gjatë ditës të zgjedhjeve, kishim mundësi nëpër ekranet televizive të shohim kthimin në skenë të analistëve të njohur, analistë që njihen si mbështetës të VMRO-së dhe analistë që kanë njollosur shqiptarët ndër vite kudo që ju është dhënë mundësia.

Një ndër ata analist është edhe gazetari Llatas i cili njihet si bashkëpunëtorë I ngushtë i VMRO-së antishqipëtare të Nikolla Gruevskit.

Në kolumnëv e tij të rradhës Llatas pas asnjë mëdyshje i quan votat shqipëtare si “vota kriminele” dhe “vota të narkodilerëve”. Ja cka ka shkruar ai në kolumnën e tij për webfaqen Republika.

“Petre Shilegov, modeli i trafikantëve të drogës, hyn në raundin e dytë me 6,000 vota më pak se Danela Arsovska. Nëse nuk do të ishin trafikantët e tij të drogës, ai do të kishte humbur nga Danela në raundin e parë. Ja ku fitoi Petre Shilegov më shumë vota se Danela Arsovska: +6,000 vota për të në Saraj, +7,500 në Çair, +2,000 në Shutkë… Fat që, Haraçina nuk voton për Shkupin pasiqë ky është rrethi i drogës që mbrohet nga qeveria e LSDM -së dhe BDI -së për të dhënë vota.”

Shtrohet pyetja, a mendon Llatas njejtë edhe për shqiptarët e këtyre lagjeve të cilët ja dhanë votën Danella Arsovskës, ose të njejtin i konsideron si “dobri shiptari”?

Në linkun më poshtë e keni kolumnën e tërë e postuar në webfaqen e republikës.//News33.tv

Промени – Република (republika.mk)

Related posts

“Kandidatët” për Çairin nuk e dinë që janë kandidatë

I.A

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

Z.H

Visar Ganiu u garanton banorëve të Seravës: 2mln euro investime në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy