Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi vazhdon të përforcohet, prezanton futbollistin e ri

 

Mesfushori 19 vjeç, Olti Mehmeti nga sot edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Llapit dhe në praninë e Presidentit të klubit, Beqir Batatina ka firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë me klubin.

“Mesfushori gjilanas së fundmi ishte pjesë e kampionit aktual, FC Prishtinës, ndërsa është produkt nga Akademia e Dritës me të cilët kishte debutuar si 18 vjeçar në ekipin e parë.

Olti Mehmeti, i lindur më 29.04.2002, 19 vjeç, i gjatë 1.89 m. Mesfushor qendror por që mund të luaj edhe si mesfushor defanziv.

Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e dy klubeve, Dritës dhe Prishtinës. Klubit tonë i bashkangjitet si një futbollist i ri me potencial për t’iu dhënë hapësira e nevojshme që të tregoj cilësitë në fushë.

Olti ka premtuar se do ta jap më të mirën nga vetja e tij për ta shpaguar besimin e klubit”, ka shkruar FC Llapi.

/Gazeta Olle/ 

Related posts

UT vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me profesorët amerikanë

D V

Shilegov: Me Smart të gjithë kemi rrugë të ndriçuara dhe të sigurta, shtigje biçikletash dhe trotuare

D V

Tetova zbulon se si luajti skuadra e tij në barazimin ndaj Prishtinës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More