Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi skuadra e radhës që udhëton drejt Turqisës, do të vendosen në hotelin luksoz

Skuadrat kosovare po përgatiten maksimalisht për stinorin pranveror të Superligës.

Shumica prej tyre kanë vendosur që fazën e dytë përgatitore ta zhvillojnë në Antalya të Turqisë, shkruan Gazeta Olle.

Disa prej klubeve tashmë janë vendosur atje, ndërsa sonte është radha e Llapit për tu nisur drejt tokës turke.

Skuadra e Batatinës do të qëndrojë 13 ditë atje, dhe do të akomodohet në hotelin luksoz “Aska Lara Resort & Spa”.


Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

Sonte pas mesnate ekipi ynë, KF Llapi niset drejt Antalisë për zhvillimin e fazës përgatitore prej 13 ditësh para fillimit të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës.

Ekipi do të akomodohet në hotelin luksoz “𝐀𝐬𝐤𝐚 𝐋𝐚𝐫𝐚 𝐑𝐞𝐬𝐨𝐫𝐭 & 𝐒𝐩𝐚” për periudhën e qëndrimit nga data 21 janar deri më 3 shkurt.

Përveç stërvitjeve intensive nga dy herë në ditë, ekipi do t’i luaj edhe 5 ndeshje kontrolluese për të parë gjendjen reale para shumë sfidave me rëndësi që na presin në edicionin pranveror.

Zyra për informim
20/01/2022


/Gazeta Olle/

Related posts

Petrovska: E mbështesim politikën e dyerve të hapura të Aleancës

Z.H

Publikohen vendimet e Komisionit Disiplinor

Redaksia

Zekirija Ramadani largohet nga Prishtina?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More