Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi rrëmben çmimet kryesore në garë për ‘Sportistin e Vitit’ në Podujevë

KF Llapi dominon dhe rrëmben çmimet kryesore në manifestimin ‘Sportisti i vitit 2021’ në Komunën e Podujevës
 Si çdo fundvit paraprak, edhe këtë vit Komuna e Podujevës ka organizuar manifestimin tradicional ‘Sportisti i vitit 2021’ ku me sukseset e arritura brenda këtij viti, klubi ynë dhe akterët e tij kanë rrëmbyer çmimet kryesore të cilat janë ndarë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Klubi ynë, KF Llapi u shpall klubi më i mirë në Komunën e Podujevës për vitin 2021, teksa për kontributin e dhënë për futbollin dhe sportin, me mirënjohjen ‘Donatori i vitit 2021’ u nderua kompania Batatina Reinigungen GmbH e Presidentit tonë, z. Beqir Batatina. Duke ditur që të gjitha sukseset dhe trofetë e arritur këtë vit kishin një prijës, kryetrajneri, Tahir Batatina u shpall trajneri i vitit 2021 në Komunën e Podujevës.
Çmimin kryesor ‘Sportisti i vitit 2021’ me plotë meritë e fitoj sulmuesi ynë, Valmir Veliu.
Për sukseset e arritura në kuadër të kategorive të reja, nga Akademia e Futbollit ‘Llapi’ me mirënjohje u nderuan: Altin Maçastena nga ekipi U15 si dhe Mërgim Cërnavërni e Edvin Hodolli nga ekipi U17. Vendin e 9-të për ‘Sportistin e vitit 2021’ e fitoi mesfushori i ekipit U19, Diar Vokrri.
Duke mos harruar kontributin e të ndjerit, ish punonjësit të KF Llapi, Fazli Azemi, Komuna e Podujevës ka ndarë mirënjohje të cilën e ka pranuar familjari i të ndjerit Azemi.
Klubi ynë falenderon të gjithë njerëzit që na përkrahën drejt këtyre sukseseve si dhe premton që të njëjtën gjë do ta bëj vit pas viti, duke gëzuar me suksese çdo llapjanë.

Related posts

Kuvendi u digjitalizua, por sërish i bezdizshëm për deputetët dhe ministrat

Z.H

MPB: Për tre herë është zvogëluar numri i viktimave në aksidente në gusht

Redaksia

Moti sot me diell, pasdite me shi dhe bubullima

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More