Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi rikthehet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ky është çmimi i biletave për ndeshjen ndaj Ulpianës

Stinori pranveror e gjen Llapin të rikthyer në stadiumin “Zahir Pajaziti”, të rinovuar.

Të dielën do të bëhet edhe inaugurimi i fushës para duelit kampional ndaj Ulpianës, shkruan Gazeta Olle.

Llapjanët larguan barin artificial për ta zëvendësuar atë me bari natyral dhe kjo gjë do të shënohet me një ceremoni.

Drejtuesit e Llapit tashmë kanë dhënë detaje për këtë takim si dhe kanë njoftuar për çmimin e biletave për tifozët.


Njoftimi i Llapit

Klubi Futbollistik 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢 njofton opinionin dhe tifozët llapjanë se ndeshja e vlefshme për javën e 19 të BKT Superligës ndërmjet K.F. Llapi dhe K.F. Ulpiana, do të zhvillohet të dielën më 13 shkurt nga ora 13:30 në stadiumin “𝐙𝐚𝐡𝐢𝐫 𝐏𝐚𝐣𝐚𝐳𝐢𝐭𝐢” në Podujevë.

Inagurimi i fushës së re natyrale nga zyrtarët e klubit tonë dhe atyre të FFK-së, do bëhet ditën e ndeshjes nga ora 13:00.

Klubi njofton se biletat e ndeshjes do hedhen në tregun e shitjes ditën e ndeshjes, tre orë para ndeshjes, në dy biletaritë nga sektori i perëndimit dhe sektori i veriut.

Çmimet e biletave për ndeshjen ndërmjet K.F. Llapi dhe K.F. Ulpiana do të jenë si në vijim:

– Sektori i perëndimit, çmimi i biletës: 3 Euro;

– Sektori i jugut, çmimi i biletës: 2 Euro;

– Sektori i veriut, çmimi i biletës: 2 Euro.

Në fotografinë e mëposhtme ndiqni udhëzimet për hyrje në sektoret e hapura për ta parë ndeshjen


/Gazeta Olle/

Related posts

Angelovska-Bezhoska-Pavlova: Reformat strukturore duhet të vazhdojnë pavarësisht sfidave

I.A

Moti sot shumë i ngrohtë me temperatura deri 39 gradë

Z.H

Qeveria dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim-kornizës së negocimit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More