Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për inicim disiplinor ndaj Llapit, shkruan Gazeta Olle.
Kjo për arsye të hedhjes së mjeteve piroteknike nga tifozët vendas, si dhe ofendimeve në kor ndaj ekipit mysafir.
Vendimi i plotë:
ndaj: FC ”Llapi ”. MOTIVI: Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të korrnerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive.
/Gazeta Olle/