Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi përballet me Ballkanin, formacionet zyrtare

Llapi do të përballet me Ballkanin në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Do të jetë një sfidë shumë interesante, pasi sa herë janë përballur dy skuadrat spektakli nuk ka munguar.

Llapi ka mbetur në vendin e gjashtë me kuotën e 20 pikëve dhe kërkon fitore që ta mbyll së paku një pozitë më lart dhe në diferencë më të vogël me pikë me vendet që i dërgon skuadrat në Evropë.

Ndërkohë Ballkani është në pozitën e dytë me katër pikë më pak se lider Drita, por që kanë edhe dy sfida më pak, këtë ndaj Llapit dhe ndaj Prishtinës.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë tre pikët dhe në stadiumin Zahir Pajaziti pritet një sfidë tejet interesante.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Neto, Kurtaj, Krasniqi, Shabani, Rivera, Fazliu, Alidema, Selimi.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, Dellova, Potoku, Kuc, Emërllahu, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

/Gazeta Olle/

Related posts

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

Xh M

Policia në tërësi e zbardhi rastin në Karbinci, nuk ka elemente të veprës penale

Xh M

Xhaferi kryeministër, partitë politike po përgatiten për qeveri teknike dhe për zgjedhje

Xh M