Skuadra e Llapit duket se po mendon për të ardhmen, pasi nënshkruajti me Shabanin nga Drita, tani radhën për kontratën e parë profesionale e patën dyshja nga akademia e Llapit.
Aulon Shabani dhe Arianit Hasani janë dy lojtarët që i bashkohen ekipës së parë të Llapit nga akademia.
Aulon Shabani është qendërmbrojtës, ndërsa Arianit Hasani aktivizohet si sulmues krahu.
Dy lojtarët kanë nënshkruar kontratë 5 vjeçare me llapjanët, duke i mbajtur në Zahir Pajaziti deri në vitin 2026.