Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi me gjest fantastik, i liron tifozët nga pagesa e hyrjes për ndeshjen e parë kampionale ndaj Ulpianës

Skuadra e Batatinën e fillon sezonin e ri ndaj skuadrës së inkuadruar në elitë, Ulpianës, shkruan Gazeta Olle.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, Llapi ka njoftuar se tifozët e skuadrës nuk do të kenë nevojë të paguajnë hyrjen për këtë ndeshje.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së kryesisë së klubit e cila u mbajt sot.

“Arsyeja që kryesia e klubit ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë në këtë ndeshje është mungesa e gjatë e tifozëve tanë në mbështetje të skuadrës. Një tjetër arsyeje që biletat për këtë ndeshje do jenë falas është mbështetja e ofruar në ndeshjen e Superkupës, ku arritëm ta fitonim trofeun e dytë brenda vitit, andaj KF Llapi u fton të merrni pjesë në përkrahje të skuadrës së zemrës gjatë gjithë ndeshjeve të kampionatit të ri”, thuhet në njoftimi e klubit.

Ndeshja mes Llapit dhe Ulpianës do të zhvillohet në Merdare për shkak se në stadiumin “Zahir Pajaziti” po vazhdon puna në vendosjen e barit natyral.

/Gazeta Olle/

Related posts

Osmani: Kemi çka t’i ofrojmë OSBE-së, jo rastësisht na zgkodhën për kryesues

Xh M

Milaim Rama rrëfehet për përballjet Kosovë – Zvicër në rrugën drejt “Euro 2024”: Short i përshtatshëm, futbollistët ta zgjedhin Kosovën apo Shqipërinë të parën

Redaksia

Nikollovski – Patuanelli: Maqedonia e Veriut dhe Italia hapin mundësi të reja për bashkëpunim në bujqësi

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More