Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi me fitore të pastër ndaj skuadrës maqedonase

 

Skuadra e Llapit e ka fituar ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillohet në Antalya të Turqisë ndaj skuadrës Akademija Pandev me rezultat të pastër, 2-0.

Golat e fitores erdhën në pjesën e dytë. Për dhjetë minuta bardhekaltrit krijuan avantazh prej dy golave (74′, 84′) me anë të Shillovës e Fazliut që u asistuan nga Peposhi e Maliqi.

Goli i parë erdhi pas depërtimit të bukur në zonë nga mbrojtësi i majtë, Ardit Peposhi i cili krosoi në zonë dhe më së miri u gjend aty Alban Shillova i cili me kokë realizoi për 1-0 (74′).

Me shënimin e golit të parë ekipi fitoi vetëbesimin e duhur dhe pas saktësisht 10 minutave arriti ta gjej edhe golin e dytë e të qetësisë me anë të Drilon Fazliut i cili u shërbye mjaft mirë në zonë nga e majta, aty ku Adem Maliqi depërtoi në mesin e 4-5 futbollistëve kundërshtarë (84′).

Trajneri Tahir Batatina u dha hapësirë të gjithë futbollistëve, përveç Sh. Shabanit, Hamdiut e Llapashticës që u pushuan për këtë ndeshje.

Llapi e nisi takimin me këtë 11-she:

Ilir Avdyli – Benjamin Emini, Bianor Neto, Ilir Krasniqi, Bujar Idrizi – Kushtrim Shabani, Arbnor Ramadani, Francisco Rivera, Valmir Veliu, Kastriot Selmani – Alef Firmino.

Në pjesën e dytë nga minuta e 55-të, trajneri Batatina u dha hapësirë edhe:

Marijan Coric, Ardit Peposhi, Elvis Prençi, Dardan Jashari, Dren Ahmeti, Edon Sadriu, Drilon Fazliu, Adem Maliqi, Festim Alidema dhe Alban Shillova.

Skuadra e Batatinës nesër do të zhvilloj ndeshjen e radhës kontrolluese ndaj Neftchy Fergana, e cila nis në ora 15:00 sipas kohës lokale në Turqi.

/Gazeta Olle/

Related posts

Incident verbal pas hapjes së klubit maqedonas në Bllagoevgrad

Xh M

Takim pune për përmirësimin e transparencës së Entit Shtetëror për Revizion

Z.H

Kovaçevski: Qeveria do të mbulojë borxhet për rrymë të institucioneve me rëndësi vitale

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More