Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi e ngriti trofeun e tretë brenda një viti kalendarik, kjo ishte festa pas fitores së Superkupës Kosovë-Diasporë

Skuadra e Batatinës ka shënuar fitore ndaj Kosova Düsseldorf, me rezultat të pastër 2-0, shkruan Gazeta Olle.

Me nga dy gola në të dyja pjesët, Llapi arriti të siguronte fitoren. Golin e parë për bardhekaltrit e realizoi Drilon Fazliu në minutën e tetë të ndeshjes, pas asistimit të Benjamin Eminit.

Goli i dytë erdhi në minutat shtesë, kur Benjamini Emini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-të.

Ishte ky trofeu i tretë brenda një viti kalendarik për llapjanët, të cilët kanë fituar edhe Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Faqja zyrtare e Llapit ka publikuar disa fotografi, ku shihet festa e ekipit pas fitores në Superkupën Kosovë-Diasporë. /Gazeta Olle/

 

 

Related posts

96 raste të reja me Kovid-19

Xh M

Nesër pa ujë rrugët “1150” dhe “1151” në rrugën e Kaçanikut

Xh M

Crystal Palace set to confirm new Joel Ward contract as Andros Townsend opens up on his future plans

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More