Pas 90 minutave, rezultati ishte i barabartë 2-2.
Mysafirët realizuan dy gola në pjesën e parë me anë të Ramadanit e Shabanit nga penalltia, kurse golin e parë në ndeshje për Llapin e realizoi sulmuesi Alban Shillova me kokë pas harkimit të Arbnor Ramadanit (31′).

Pjesën e dytë me dominim e nisin futbollistët llapjanë të cilët përpos golit shpërdoruan edhe disa mundësi tjera.
Golin e dytë dhe të fundit në ndeshje e realizoi sulmuesi i krahut të djathtë Dren Ahmeti me një goditje të saktë pas asistimit të Francisco Riveras.
/Gazeta Olle/