Agjencia Zhurnal.mk.

Llapi asesi të bëhet rehat, po punohet në rinovimin e dy stadiumeve!

Pasi është duke u punuar për vendosje e barit natyral në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra e Batatinës ndeshjet si vendas po i luan në stadiumin e Merdares, shkruam Gazeta Olle.

Megjithatë, edhe ky stadium nuk i plotëson kushtet, dhe kryesia e klubit ka filluar punën për ta përgatitur sa më mirë fushën për ndeshjen e javës së tretë ndaj Feronikelit.

“Kryesia e klubit me intensitet të lartë ka filluar procesin e rinovimit të fushës në stadiumin e Merdarës. Duke parë problematikat në ndeshjen e parë, klubi menjëherë i ka filluar procedurat që fusha e stadiumit të jetë në gjendje krejtësisht tjetër për ndeshjen e javës së tretë ndaj Feronikelit e cila pritet të zhvillohet më 12 shtator”.

“Skuadra e Llapit nën menaxhimin e saj ka tre fushat kryesore të qytetit të Podujevës: fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti”, fushën ndihmëse në Dumosh dhe fushën e Merdarës, megjithatë ne presim mbështetje nga institucionet tona qeveritare dhe ato lokale sepse momentalisht kryesia po mban gjallë të gjitha investimet në mënyrë vetanake”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Olle/

Related posts

VMRO-DPMNE: Filipçe sot ishte zëdhënës i LSDM-së, jo ministër i Shëndetësisë

D V

Editorial: Të luash me kufi në Ballkan, është sikur të luash me zjarr

R Zh

Maqedonia në listën e shteteve armike të Federatës Ruse, bëjnë pjesë SHBAtë dhe e gjithë Evropa

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More