Agjencia Zhurnal.mk.

Llabunishti, Podgorci dhe Boroveci 30 orë pa rrymë

Strugë, 12 dhjetor – Pothuajse 30 orë banorët e fshatrave të Strugës Llabunishti, Podgorci dhe Boroveci nuk kanë energji elektrike. Të revoltuar reagojnë se gjatë shtresës së borës edhe prej pesë centimetrave këto fshatra kanë ndërprerje të furnizimit me energji elektrik.

 

Shtresa e borës që e mbuloi dje vendin në Llabunisht të Strugës arriti mbi 20 centimetra.

“Rrugët janë pastruar, nuk kemi problem me kalueshmërinë, por gjatë reshjeve më të vogla të borës ne nuk kemi energji elektrike, ndërsa kjo tërheqë probleme në rrjetin mobil dhe ndërprerje të internetit. Të mos flasim se çfarë dëmi u bëhet aparateve të amvisërisë dhe ushqimit në frigoriferë”, thotë një banor i Llabunishtit.

Për shkak të defektit në gazpërçuesin 110 kilovatësh të SHA “MEPSO”, “Bitola Resen” dhe “Vrutok-Shpilje” dje rreth tre orë pa energji elektrike mbetën: Ohri, Struga, Resnja, Dibra dhe vendbanimet përreth. Nga MEPSO kumtuan se defektet janë mënjanuar dhe nga ana e tyre është siguruar furnizimi i rregullt. Por edhe krahas kësaj, disa fshatra të Strugës mbetën pa rrymë, ndërsa tek disa rryma erdhi mbrëmë vonë.

Related posts

Këshilli i Komunës së Dibrës e dyfishoi Buxhetin për vitin e ardhshëm

Z H

Antikorruspioni kërkon që Merko të përgjigjet penalisht

R Zh

Në komunën e Aerodromit dhe të Gazi Babës do të nënshkruhet kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More