Agjencia Zhurnal.mk.

Liz Truss “në udhëkryq” për projektligjin e Irlandës së Veriut

50 konservatorë dhe laburistë do të kërkojnë të ndryshojnë legjislacionin që ka ndezur debat që nga 2021

 

Liz Truss mund të përballet me një debat të ashpër në Dhomën e Lordëve lidhur me legjislacionin e propozuar për Irlandën e Veriut.

Rreth 50 konservatorë, laburistë dhe ndërpartiakë do të diskutojnë se si mund të ndryshojnë ose ndalojnë projektligjin e Irlandës së Veriut, i cili tashmë ka kaluar në Dhomën e Komunave. Ata do të marrin këshilla nga ekspertë ligjorë dhe kushtetues mbi opsionet, duke përfshirë strategjitë për vonimin e projektligjit ose përdorimin e një procesi që mund ta rrëzojë atë krejtësisht.

Lordët edhe më hetët kanë deklaruar se plani i Mbretërisë së Bashkuar për protokollit të Irlandës së Veriut do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ata thonë se ka shqetësim në rritje jo vetëm për propozimet e publikuara por edhe kompetencat ministrore që projektligji do t’u jepte ministrave për të futur ligje të reja për sa kohë që ata i konsiderojnë “të përshtatshme”.

Projektligji më i hershëm, i cili u paraqit nga Liz Truss këtë verë , mund të debatohet me Lordët në javën e dytë të tetorit, por ka shpresa se do të vonohet më tej për t’i mundësuar BE-së dhe Britanisë së Madhe të gjejnë një zgjidhje të negociuar për Brexit.

Ekzekutivi i BE-së akuzon Londrën për mospërputhje me kërkesat doganore, kërkesat e mbikëqyrjes dhe kontrollet në lëvizjen e mallrave nga Irlanda e Veriut në Britaninë e Madhe. Ai gjithashtu thotë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dështuar të zbatojë rregullat e BE-së për tregtinë elektronike dhe nuk ka njoftuar se do të zbatojë rregullat e BE-së në lidhje me taksat indirekte, veçanërisht për alkoolin dhe pijet alkoolike.

Një opsion për të prishur miratimin e projektligjit është të paraqitet një amendament për të shtyrë projektligjin për një ditë e nëntë muaj, gjë që do ta shtynte atë në gjysmën e dytë të 2023. Protokolli i Irlandës së Veriut një marrëveshje kyçe e Brexit që e lë Irlandën e Veriut brenda Tregut të Vetëm të bllokut ka qenë një burim i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis Londrës dhe Brukselit, që kur Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 1 Janar 2021.

Related posts

Vijon të rritet numri i viktimave nga sulmet në Chernihiv: 33 të vdekur

D V

Edhe SHBA mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

D V

Djali i Elon Musk kërkon të ndryshojë gjininë dhe mbiemrin

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More