Agjencia Zhurnal.mk.

Liverpooli lidhet me transferimin e Lautaros

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, po lidhet me një transferim te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas te Interi nuk është më e sigurt, pasi nuk po kalon formën e tij më të mirë, por klubet e interesuara për të nuk mungojnë.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Liverpooli do të lëviz për transferimin e Lautaros në muajt e ardhshëm.

24-vjeçari thuhet se ka vlerë rreth 90 milionë euro dhe do të përfaqësonte nënshkrimin e dytë sulmues të madh për Reds pas blerjes së Luis Diaz muajin e kaluar.

Lautaro ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Argjentinës.

Në anën tjetër, edhe Interi tashmë po mendon revolucion në sulm, pasi po lidhen me tre emra sulmuesish.

Nerazzurrët kanë synim emra si Gianluca Scamacca, Paulo Dybala dhe Jonathan David për të përforcuar sulmin e tyre. 

Related posts

Curry i jashtëzakonshëm me 50 pikë, MVP në NBA All Star

D V

Gjocaj: Labinoti njeri prej boksierëve me të mirë botëror

A.S.

Schmeichel beson që Real Madridi nuk e meritoi finalen e Ligës së Kampionëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More