Agjencia Zhurnal.mk.

Listat e pavaurua letër drejtuar Pendarovskit, kërkojnë të mos i nënshkruajë ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Zgjedhor

Shkup, 27 korrik – Lista e pavarur “Qytet human i gjelbër”, e mbështetur nga lista “Më mirë për Tetovën” dhe një grupi të OJQ-ve dhe intelektualëve, i kanë drejtuar letër presidentit Stevo Pendarovski, në të cilën kërkojnë nga ai që të mos i nënshkruajë ndryshime e paralajmëruar në Kodin Zgjedhor. Sipas tyre, ato janë në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 

“Me vendosjen e pragut minimal prej 2 përqind nga votuesit e regjistruar që listat e pavarura të kenë të drejtë të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme locale, partitë e mëdha vendosin diktaturë të partizmit dhe okupim brutal të hapësirës politike, që është karakteristike vetëm për vendet me regjim dhe jo për demokravitë. Me këtë, i përjashtojnë tërësisht qytetarët dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet I pengojnë të kandidohen për funksione publike. Kërkojmë nga ju të mos lejoni të shkelet demokracia, të mos lejoni diskrimin të qytetarëve dhe të mos lejoni që një pakicë politike e kompremetuar të vendos për kandidatët e pavaurur qytetar”, thuhet në letër.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi sot se, në kuadër të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, listat e pavarura duhet të mbledhin 2 % të numrit të përgjitshëm të votuesve në komunë, për të pas të drejtë për të kandiduar.

Related posts

Në vitin 2022 20 milionë denarë për prodhuesit e privilegjuar të energjisë elektrike me tarifa premium

D V

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot e ka ushtruar të drejtën e tij të votës (VIDEO)

Redaksia

Zaev pret zgjidhje të kontestit nëse formohet qeveri në Bullgari

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More