Agjencia Zhurnal.mk.

Lista Serbe vendos: Largohemi nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë e Kuvendin

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit.

 

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Lista Serbe ka vendosur të largohet nga institucionet e Kosovës.

Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri“, theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të suspenduar Nenad Gjuriqin, drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Siç u raportua në media, në këtë takim morën pjesë të gjithë udhëheqësit e institucioneve që veprojnë në veri të Kosovës, duke përfshirë nëpunës të policisë, gjykatave e prokurorisë së shtetit.

Në këtë takim, që u udhëhoq nga Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, u njoftua se largimi nga institucionet do të përfshijë edhe Qeverinë e Kuvendin e Kosovës. Madje, ishte vetë Rakiq që tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Related posts

Haxhiu: Ka dyshime se po përdoren standarde të dyfishta në trajtimin e kërkesave për lirim me kusht nga të burgosurit

D V

Gucati e Haradinaj mund ta vuajnë dënimin në një shtet të tretë?

Xh M

Ushtria serbe vazhdon me provokime, stërvitet përgjatë kufirit me Kosovën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More