Agjencia Zhurnal.mk.

Lista Serbe reagon pas rezolutës për Srebrenicën: Cënon marrëdhëniet ndëretnike në rajon

Lista Serbe ka sqaruar pozicionin e saj, që është edhe i Serbisë, pas largimit nga seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës në kohën kur nisën fjalimet për projekt-rezolutën, që më vonë u votua, e përmes të cilës u dënua gjenocidi serb në Srebrenicë.

 

Lista Serbe ka thënë se rezoluta, cenon marrëdhëniet ndëretnike e rajonale. Sipas saj, që ajo e quan fatkeqësisht, gjithçka nisi në Mal të Zi javë më parë kur po ashtu u votua një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ku më 11 korrik 1995 forcat ushtarake serbe të Bosnjës, vranë mbi 8.000 burra myslimanë të paarmatosur.

Lista Serbe në komunikatë ka thënë se është e turpshme që institucionet në Prishtinë, kurrë nuk flasin sipas saj, për “krimet ndaj serbëve”.

“Rezoluta, e propozuar nga deputetët boshnjakë dhe e mbështetur nga të gjithë deputetët shqiptarë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë bazë, sulmon popullin serb, shtetin serb dhe kërcënon marrëdhëniet ndëretnike, pa thënë asnjë fjalë për vuajtjet e serbëve, qoftë në Bosnjë, Kroaci ose Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kjo Listë, që përfaqësohet edhe me një ministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se shtet i saj është Serbia.

“Padyshim, zhurma dhe histeria e organizuar kundër popullit dhe shtetit serb pas kaq shumë vitesh, e cila për fat të keq filloi nga Mali i Zi, është ekskluzivisht produkt zilie për shkak të forcimit të përditshëm të shtetit tonë në ekonomi, politikë, ushtari, shëndetësi dhe çdo fushë tjetër”, thuhet tutje në komunikatë.

Related posts

PDK në Dragash kërkon të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar votat e diasporës

D V

Haradinaj pyet Kurtin: A është ende kryekriminel ‘baba i tenderëve’?

D V

Meta bën homazhe në Prekaz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More