Agjencia Zhurnal.mk.

Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit në veri

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të vendit.

 

Kjo u bë e ditur nga kjo parti përmes një njoftimi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit vijnë si pasojë e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Vendimin për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës u mor nga serbët pas largimit nga puna të komandantit të policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Përpos tij edhe mbi 600 zyrtarë policorë nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga detyrat e tyre.

Gjithashtu, vendet e tyre të punës i lëshuan edhe serbët në Doganën e Kosovës dhe institucionet e tjera.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të qortojë qytetarët serbë që bartin në veturat e tyre targat ilegale me akrnimet “KM”, “PR”, “PZ” “UR” etj.

Faza e dytë e riregjistrimit të automjeteve do të jetë gjobitja, e cila nis nga data 21 nëntor.

Related posts

Qeveria ndalon prodhimin e kriptovalutave

Z.H

Tahiri: Asociacioni nuk ka lindur në Bruksel, por në Vjenë

Xh M

Vizita e Konjufcës në Hagë, Klinaku e quan dyfytyrësh

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More