Agjencia Zhurnal.mk.

Lirohet nga burgu i dyshuari për vrasjet në “Shisha Bar”

I dyshuari për vrasjet në kafenenë “Shisha Bar” që ndodhi në Çarshinë e Vjetër në Shkup është liruar nga birgu. Lajmin e ka bërë të ditur portali Skopje1. Siç thuhet, është marrë vendim gjyqësor që 31-vjeçari nga Shkupi të lirohet nga burgu “Shkupi” në Shutkë. Bëhet fjalë për një person i cili u arrestua për importimin e makinës me të cilën transportoheshin vrasësit. Personi që u la i lirë lidhej me importin e “audios”, makinës së cilës vë zjarri në Butel menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, ku prej saj mbetën targat e regjistrimit. Vetura pati mbetur te nënkalimi që të çon në Mirkovc.

Vrasjen në “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit e kanë kryer disa persona të veshur në uniforma të zeza. Kur kanë hyrë brenda kanë bërtitur se ishte një bastisje e policisë. Me të gjetur objektivat, në katin e dytë të lokalit, kanë nisur të qëllojnë drejt tyre dhe kanë shpëtuar. Jeton Krivanjeva i quajtur Zhila dhe Enes Iseni u vranë në vendin e ngjarjes.

Related posts

25-vjeçari nga Shkupi e sulmon fizikisht gjyshen e tij 72-vjeçare dhe tezen e tij

Xh M

Aksident ndërmjet tri veturave në magjistralen Tetovë – Gostivar, dhjetë persona të lënduar

Xh M

Ndalohet një tregtar nga Vrapçishti për të vuajtur dënimin me një vit burg

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy