Agjencia Zhurnal.mk.

Lirohet dizeli, benzina nuk ndryshon

Shkup, 22 nëntor – Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,03 % në raport me vendimin e datës 15.11.2021.

 

“Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të
benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë”, njoftojnë nga KRRE.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS – 95 për litër do të jetë 75.00, ndërsa EUROSUPER BS – 98-77.00.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 66.50 denarë për litër.

Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 66.00, ndërsa Mazut М-1 SU për 41.245 deenarë për litër.

Related posts

MPB: Nuk është konstatuar kurfarë vjedhje e energjisë elektrike në QTQ në Shkup

D V

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

D V

Mexhiti: Për BDI-në është ideale që të ketë zgjedhje të parakohshme

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More