Agjencia Zhurnal.mk.

Lirohen nga spitali i Kroacisë edhe dy bashkatdhetarë, kurse tre tjerë do të lirohen nesër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë liruar nga spitali i Kroacisë edhe dy bashkatdhetarë që pësuan lëndime gjatë aksidentit ditën e diel, kurse tre të tjerë do të lirohen nesër.

 

Sveçla gjithashtu ka shkruar se sot ndan dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit Sllovanski Brod, ku sot edhe janë varrosur në vendlindjet e tyre, transmeton Telegrafi.

“Përderisa gjatë tërë ditës ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Sllavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia. Dy bashkëkombës u liruan nga spitali e tre lirohen nesër kurse edhe Muharremi ka dal nga kujdesi intensiv dhe është në gjendje stabile. Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen”, ka thënë ai.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan lënduan. 

https://www.facebook.com/xhelal.svecla/posts/10228701987114013

Related posts

Aktivitetet dhe afatet për balotazh, fushata 5-ditëshe fillon më 8 nëntor

D V

Kurti: KE ta marrë parasysh propozimin që të avancojmë CEFTA-n në SEFTA, dhe të fillojë një dialog që do të çonte në rezultate konkrete

D V

RACVIAC, kjo është organizata ku ish-komandanti i FSK-së Rama do ta përfaqësojë Kosovën në Kroaci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More