Agjencia Zhurnal.mk.

Lirimi i Radoçiqit nga paraburgimi, Bogdanoviq thirrje Osmanit e Kurtit: Mbroni qytetarët serbë në veri

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka reaguar pas lirimit të Milan Radoiçiqit nga paraburgimi, ndërkaq u ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që të mbrojnë qytetarëve serbë.

Bogdanoviq në disa postime në platformën X ka shkruar se Serbia dhe presidenti i saj janë sponsor të terrorizmit ndërkombëtar.

“Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë…”  ka shkruar Bogdanoviq në gjuhën shqipe.

Ndërkaq, në postimin tjetër në X ai thekson se Serbia dhe presidenti i saj janë definitivisht sponsor të terrorizmit ndërkombëtar.

“Kosova është në rrezik!”, shkruan ai.

Politikani serb po ashtu ka shkruar për lirimin e Radoiçiqit nga paraburgimi dhe ka treguar pse insiston në një urdhër-arrest ndërkombëtar.

“Lirimi i Radoiçiqit nga paraburgimi mund të ketë synim vrasjen e tij. Ai është një dëshmitar shumë i papërshtatshëm që do të dëshmonte për pjesëmarrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq në përgatitjet për sulmin terrorist në Kosovë. ‘Gojët e vdekura nuk flasin’. Për këtë insistoj në një urdhër-arrest ndërkombëtar!”, shkruan ndër të tjera Bogdanoviq. 

Related posts

Ulet konsumimi i bukës, shkak largimet masive të shqiptarëve

Xh M

Procesohet pagesa për ngrohje për familjet në asistencë sociale

Xh M

Maqedonci takohet me homologun kroat, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

D V