Agjencia Zhurnal.mk.

Lirimet nga paraburgimi, Nuhiu: KGJR të shqyrtojë vendimin e gjykatësve

Shkup, 5 janar – Pas lirimit nga paraburgimi me garanci prej rreth 11 milion eurove të dy të akuzuarve, Sasho Mijallkov dhe Orce Kamçev, zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, sqaron për TVM2 se opinioni ka nevojë për sqarime.

 

Sidomos për votimin e gjykatësit që ndërpreu pushimin mjekësor për të votuar për lirimin nga paraburgimi të Mijallkovit. Nuhiu thotë se këtë çështje duhet ta shqyrtojë Këshilli Gjyqësor.

“Ne i kemi bërë thirrje Këshillit Gjyqësor Republikan që në mënyrë publike që të shqyrtojë edhe vendimet që ka sjellë trupi gjykues në kuadër të Gjykatës së Apelit, por edhe qytetarët të njoftohen se si ata Gjykatës e kanë shfrytëzuar të drejtën diskrecionale, bindjen e lirë të tyre që kanë vendosur që kanë vendosur për një masë të tillë të sigurisë.”,- tha zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu.

Nuhiu përkujton se nuk përzihen në aspektet meritore, por që megjithatë kanë të drejtën të përcjellin se si vepron gjyqësori dhe prokuroria në çështje të ndryshme.

“Sigurisht që edhe ne ndajmë mendimin se hetimet që i zhvillon prokuroria ka raste kur nuk kënaqet parimi i kualitetit të hetimeve , apo zbatimi i bindjes së lirë të gjykatësit të përcillet me shumë keqpërdorime.”,- u shpreh zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu.

Sipas zëvendësministrit Nuhiu, segmente të caktuara të vetingut do të parashihen në strategjinë e re dhe në planin aksionar që po përgatit Ministria e Drejtësisë për vitin 2023-2027. Ai thotë se me reformat e ndërmarra deri tani janë shënuar përparime, por nuk është arritur që drejtësia të prekë deri te qytetari.

Related posts

Albin Kurti nesër vjen në Shkup, me qëndrimin kundër Ballkanit të Hapur në “xhep”

D V

Borell: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet

Redaksia

Citizens are now able to get vaccinated with no appointments

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More