Agjencia Zhurnal.mk.

Liridon Leci ndihmës-trajner tek skuadra e njohur kosovare

 

Ish-fubollisti i shumë skuadrave të njohura kosovare Liridon Leci e ka nisur karrierën si trajner. Ai do të jetë pjesë e shtabit teknik të Flamurtarit.

Një gjë të tillë për Kanal10 e ka konfirmuar vet Leci si dhe kryetrajneri Megzon Visoka.

“Kemi arritur marrëveshjen parimisht me Lecin, i cili tani e tutje do të jetë pjesë e ekipit tim te Flamurtari”, ka thënë Visoka.

“Falenderoj trajnerin dhe klubin për besimin. Do të mundohem të jap ndihmën time në klub që së bashku ti arriijmë objektivat tona”, është shprehur Leci.

Leci më parë ka qenë pjesë edhe e kombëtarës së Kosovës si dhe të Shqipërisë.

Karrierë si futbollist 37 vjeçari ka bërë edhe në Kategorinë Superiore të Shqipërisë si dhe në kampionatin suedez.

Related posts

Hulumtim për dhunën në shkollat e mesme

Redaksia

Arrestohen dy persona pasi u kapën me drogë

Z.H

Taravari takim me strukturat e nëndegevë në Hasanbeg

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More